Ujqërit sulmojnë nxënësit mes dëborës, prindërit: Apel bashkisë Bulqizë për hapjen e rrugës dhe vendosjen e transportit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:19 20-01-2017 Ujqërit sulmojnë nxënësit mes dëborës, prindërit: Apel bashkisë Bulqizë për hapjen e rrugës dhe vendosjen e transportit

Fëmijët e fshatit Çerenec të njësisë administrative Gjoricë në bashkinë e Bulqizës janë sulmuar nga ujqërit teksa shkonin në shkollën e cila është disa kilometra larg fshatit, shumë pranë Maqedonisë.

Vetë familjarët janë shprehur për newsbomb.al se para dy ditësh fëmijët janë sulmuar nga ujqërit teksa shkonin në shkollë.

“Halli më i madh janë kalamajt. S’kemi as zjarr as drita por po rrezikojnë dhe fëmijët. Fëmijët shkojnë prej në Çerenec në Veçisht duke bërë disa kilometra në këmbë. U dolën ujqërit para  por fatmirësisht nuk ndodhi gjë. Të rinjtë kishin marrë sëpata me vete e u gjuajtën, pastaj u larguan se do na i kkishin ngrënë kalamajt”,-janë shprehur ata.

Të shqetësuar për situatën ata i bëjnë thirrje bashkisë Bulqizë që të marrë masa për sigurimin e transportit dhe për ngrohjen në shkollë pasi dhe xhamat janë të thyera.

Rruga nga fshati Çerenec për në fshatin Veçisht është 5 kilometër. Edhe pse familjarët janë përpjekur ta hapin rrugën me lopata e kanë patur të pamundur pasi reshjet e dendura e kanë vështirësuar situatën, ndërsa shprehen se bashkia nuk ka ndihmuar në marrjen e masave. /Newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ra pre e “Balenës Blu”, rrëfehet 12 vjeçarja nga Gjirokastra: Si më kërcënonin me vrasje (VIDEO)
Prokuroria sekuestron dosjen e mbledhjes së AMA, pas ‘Ora News’ kallëzim edhe nga një tjetër operator »
Article Logic
Execution time: 0.012937068939209
array(1) { ["section"]=> string(123) "ujqerit-sulmojne-nxenesit-mes-debores-prinderit-apel-bashkise-bulqize-per-hapjen-e-rruges-dhe-vendosjen-e-transportit-66161" }