Ukraina dhe Rusia bëjnë marrëveshjen historike, shkëmbejnë të burgosurit e luftës së Krimesë

Publikuar tek: bota, më 19:09 07-09-2019 Ukraina dhe Rusia bëjnë marrëveshjen historike, shkëmbejnë të burgosurit e luftës së Krimesë Moment nga shkembimi i te burgosurve mes dy vendeve

Rusia dhe Ukraina ka arritur të realizojnë ditën e sotme marrëveshjen historike të nënshkruar mes tyre, për shkëmbimin e të burgosurve.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se janë liruar 35 të burgosur të secilit vend, ndërsa nga rusët e liruar ka bërë bujë emri i Volodymyr Tsemakh, i cili është i dyshuari kryesor për rrëzimin e avionit MH17 ku vdiqën 298 pasagjerë.

Shkëmbimi i të burgosurve, që pas luftës në gadishullin e Krimesë në 2014, pritet të lehtësojë raportet mes dy vendeve, raporton newsbomb.al.

Duke përshëndetur ukrainasit në aeroport, Presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh "Ne duhet të bëjmë të gjitha hapat për të përfunduar këtë luftë të tmerrshme”, ndërsa dhe Rusia zyrtare tha se ishte e lumtur që qytetarët e saj ishin kthyer në shtëpi.

Kur u zgjodh president në muajin prill, Në prill, Zelensky tha se përparësia e tij kryesore ishte përfundimi i konfliktit, raporton newsbomb.al.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan në vitin 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe rebelët e mbështetur nga Rusia filluan një kryengritje në dy rajone të Ukrainës lindore. Më shumë se 13,000 njerëz janë vrarë në konflikt në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Zyrtarët rusë më tej janë shprehur se avancimi drejt lirimit të burgosurve është thelbësor për përmirësimin e "atmosferës që rrethon zgjidhjen e krizës së Ukrainës".

Bisedimet për çështjen jashtëzakonisht të ndjeshme u mbajtën në fshehtësi të plotë, me zyrtarët ukrainas dhe rusë duke theksuar se çdo rrjedhje mund të prishte shkëmbimin. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012438058853149
array(1) { ["section"]=> string(98) "ukraina-dhe-rusia-bejne-marreveshjen-historike-shkembejne-te-burgosurit-e-luftes-se-krimese-177654" }