Ukraina nis rrugën për në BE, nis procesi i asociim stabilizimit

Publikuar tek: bota, më 23:52 11-07-2017 Ukraina nis rrugën për në BE, nis procesi i asociim stabilizimit

Njëzetetetë vendet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan formalisht Marrëveshjen e Asociimit me Ukrainën.

Ky është hapi i fundit në procesin e ratifikimit dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 shtator. Marrëveshja historike, fillimisht, është planifikuar të nënshkruhet në nëntor të vitit 2013. 

Por, presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Viktor Yanukovych, është tërhequr nga ajo, nën presionin e Moskës. Ky veprim ka shkaktuar protesta masive, të cilat e kanë detyruar Yanukovychin të ikë nga pushteti në shkurt të vitit 2014.

Rusia është përgjigjur pastaj me aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë, shkruan REL.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069830417633057
array(1) { ["section"]=> string(69) "ukraina-nis-rrugen-per-ne-be-nis-procesi-i-asociim-stabilizimit-85823" }