Ukraina referendum për “federatën”

Publikuar tek: bota, më 16:33 06-04-2015 Ukraina referendum për “federatën”

Ukraina mund të zhvillojë së shpejti një referendum mbi formën që do të ketë ky shtet.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka njoftuar se është i gatshëm për të zhvilluar këtë referendum, ndonëse është i bindur se 90% e popullsisë do të votojë kundër federalizimit të Ukrainës.

”Jam gati të zhvillojmë një referendum mbi formën e shtetit, nëse shihet e domosdoshme ta bëjmë. Megjithatë, ideja e federalizmit është si një infeksion, si një armë biologjike që të huajt po mundohen të na e imponojnë. Kjo është kundër Ukrainës”, ka deklaruar Poroshenko në Komisionin për rishikimin e Kushtetutës.

Rusia ka mbështetur më herët federalizimin e Ukrainës, për t’i dhënë më shumë pushtet rajoneve rusofile në lindje të vendit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01126503944397
array(1) { ["section"]=> string(37) "ukraina-referendum-per-federaten-7976" }