Ukrainë, arrestohet francezi me 125 kg tritol për atentate gjatë Euro2016

Publikuar tek: bota, më 13:08 06-06-2016 Ukrainë, arrestohet francezi me 125 kg tritol për atentate gjatë Euro2016 Qendra e Lille

Paris – Donte të sulmonte Francën dhe “politikën e qeverisë së saj për prezencën e të huajve dhe shpërndarjen e Islamit dhe globalizimit” qytetari francez me origjinë nga Lorena, I arrestuar në 21 majin e kaluar nga autoritetet e Ukrainës, me 125 kile tritol. Kreu I shërbimeve të sigurisë së Kievit, Vasily Gritsak shpjegoi për një televizon francez se Gregoir M, francez 25 vjeç që I përkiste ekstremit të djathtë, ishte duke përgatitur një seri atentatesh në Francë në kuadër të Euro2016 që do të happen në 10 qershor. 

Ai tha se djali, I ndaluar në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë, po merrte armë dhe eksploziv nga Ukraina për të përgatitur “15 atentate terroriste” dhe për këtë kishte marrë kontakt edhe me disa grupe të armatosura në vend. Grytsak thotë se burri donte të sulmonte një xhami, një sinagogë dhe vende publike të rezervuara për Euro2016, makina policie dhe vende të tjera”. Dhe vec tritolit, në makinë kishte edhe 5 kallashnikovë, më shumë se 5 mijë plumba, 100 detonatorë, dhe objekte të tjera, raporton media italiane. Gjithcka e kishte marrë në një vlerë prej 250 mijë eurosh. “Në dhjetor 2015 kishim zbuluar se një burrë I nacionalitetit francez kishte mbërritur në Ukrainë për të kontaktuar me grupe të armatosura në lindje të vendit” tha shefi I sherbimit sekret.

I panjohur për shërbimet secrete dhe pa precedent të mëparshëm, I riu francez ishte ndjekur për disa ditë me rradhë nga 007 ukrainas, që kishin parë me dyshim lëvizjet e tij. Rojet në kufi e kanë ndaluar në Yadohyn, në kufi me Poloninë, gjatë një inspektimi në makinën e tij. Kishte në posedim një arsenal të fshehur madje mirë, në kofkanon e makinës.

Tani po zbulohet nëse është një terrorist, apo një fanatic. Autoritetet ukrainase janë duke parë edhe bashkëpunëtorët e tij.

Edhe dje, presidenti Francois Hollande kishte pranuar ekzistencën e rriskut të atentateve të reja në Francë. “Ekziston rreziku. Dhe ky kërcënim do të jetë fatkeqësisht edhe për shumë kohë. Eshtë e rëndësishme të merren të gjitha masat në mënyrë që Euro2016 të ketë sukses” tha ai. Në Francë do të jenë të vendosur më shumë se 70 mijë policë që do të merren me Euro2016, në turneun e parë të botës me 24 kombëtare që do të zbresin në fushën e gjelbërt. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012048006057739
array(1) { ["section"]=> string(78) "ukraine-arrestohet-francezi-me-125-kg-tritol-per-atentate-gjate-euro2016-42610" }