UKRAINË, partia e presidentit komedian fiton edhe zgjedhjet parlamentare, partia pro-ruse në vend të dytë (EXIT POLL)

Publikuar tek: bota, më 20:14 21-07-2019 UKRAINË, partia e presidentit komedian fiton edhe zgjedhjet parlamentare, partia pro-ruse në vend të dytë (EXIT POLL) Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës

Partia e presidentit të Ukrainës pretendohet nga sondazhet se do të fitojë zgjedhjet parlamentare, duke konsoliduar pushtetin e vet politik.

Exit poll tregojnë se Partia Shërbyesi i Popullit do të ketë maxhorancën në parlament por do ti duhet një partner në koalicoin për të krijuar qeverinë.

Zoti Zelensky triumfoi në zgjedhjet presidenciale të prillit por nuk arriti të vendosë ministrat që donte. Ai deklaroi se do të ndërmerrte reformat ë ashpra dhe do të luftonte korrupsionin e shtrirqë në masë.

Duke folur jashtë qëndrës ë votomit pasi hodhi votën mëngjsin e të dielës, Zelenski i tha BBC se zgjeddjet parlamentare janë më të rëndësishme se ato presidenciale.

Zgjedhjet u mbyllën në orën 20.00 dhe rezultatet e para do të dalin Brenda pak orëve.

Exit Poll thuhet se partia Sherbëtori I popullit besohet të marrë 44% të votave më shumë sesa katër partitë e tjera që kanë 5% në parlament.

Duke folur në Kiev pas mbylljes së votimeve, Presidenti Zelenski tha se ai ftonte partinë e drejtuar nga rock star Svyatoslav Vakarchuk të krijonte një koalicion. “Kjo ishte iniciativa ime edhe para zgjedhjeve” tha ai.

Partia proruse Platform for Life është në vendin e dytë me gati 12 përqind të votave. Dy partitë e tjera që pritet të hyjnë në parlament janë partia e ish presidentit Petro Poroshenko me 9% dhe Batkivshchyana e dsrejtuar nga ish kryeministra Yulia Tymoshenko me 8%.

Presidenti I tha BBC se ai, kryeministri dhe parlamenti do të duhet të punojnë së bashku për të kthyer entuziazmin në Ukraninë. Cështjet kyc sipas tij janë investimet, demokracia dhe siguria.

Zoti Zelenskuy është i njohur për rolet e tij komike në TV, si një mësues që fitoi zemrat e gjithë kombit dhe u bë president pasi dëshira e tij për tu përfshirë në politikë u bë virale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062583923339844
array(1) { ["section"]=> string(120) "ukraine-partia-e-presidentit-komedian-fiton-edhe-zgjedhjet-parlamentare-partia-pro-ruse-ne-vend-te-dyte-exit-poll-172897" }