Ukrainë, rrëzohet helikopteri ushtarak, 5 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 06:13 27-03-2017 Ukrainë, rrëzohet helikopteri ushtarak, 5 të vdekur

5 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikoteri ushtarak në rajonin lindor, në Donbas të Ukrainës.

Lajmi u konfirmua nga ministria e Mbrojtjes dhe se përplasja ka ndodhur dje afër vendit Kramators, ku gjendet selia e operacionit ushtarak kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës.

Ministria tha se dy anëtarë të ekuipazhit dhe tre udhëtarë u vranë kur helikopteri i tipit, Mi-2, ishte përplasur në përçuesit elektrikë. Për afro tri vite, forcat e qeverisë së Ukrainës po luftojnë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore.

Gjat kësaj lufte janë vrarë më shumë se 9,750 persona dhe qindra mijëra njerëz janë zhvendosur. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky është smartfoni i shumëpritur Samsung Galaxy S8 (Video)
Kaq të ëmbël nuk i keni parë kurrë më parë Donald Trump dhe Angela Merkel (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.010968923568726
array(1) { ["section"]=> string(55) "ukraine-rrezohet-helikopteri-ushtarak-5-te-vdekur-73220" }