Ukrainë, situata mbetet e tensionuar, 5 ushtarë të vrarë

Publikuar tek: bota, më 09:49 16-02-2015 Ukrainë, situata mbetet e tensionuar, 5 ushtarë të vrarë Fotot e dhena mengjesin e sotem ne Ukraine, pas fillimit te armepushimit

Pesë ushtarë të Ukrainës janë vrarë dhe 22 të tjerë janë lënduar duke luftuar me separatistët prorusë, pas armëpushimit që duhet të hynte në fuqi mesnatën e së shtunës, i tregoi CNN një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës, mëngjesin e të hënës. Të shtënat vdekjeprurëse kanë ndodhur në zonën Mariupol, thotë Dmyto Chalov, një nga zëdhënësit e ushtrisë. Ushtria e Ukrainës kërkon të tërheqë armatimin, por kjo nuk do të ndodhë derisa situata të qetësohet, thotë Chalov.

OSBE iu mohua aksesi në Debaltseve zonë që është nën kontrollin e rebelëve prorusë, thotë grupi i sigurisë evropiane. Separatistët, sipas BBC, kanë thënë se qyteti është i rrethuar. Edhe pse është raportuar sulm më i pakët nga intesiteti, sërish kanë vazhduar luftimet edhe të dielën. “Sigurisht që do të hapim zjarr në Debaltseve. Eshtë territori ynë” thotë Eduard Basurin, një komandat rebel për agjencinë Reuters. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091259479522705
array(1) { ["section"]=> string(59) "ukraine-situata-mbetet-e-tensionuar-5-ushtare-te-vrare-3464" }