Ukrainë, sulm me predhë, 13 të vrarë

Publikuar tek: bota, më 12:13 22-01-2015 Ukrainë, sulm me predhë, 13 të vrarë

Nga sulmi kanë mbetur të vrarë 13 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë, të cilët mësohen se janë pasagjerë

Është sulmuar me predha një stacion autobusi në lagjen Leniniski në qytetin e Donjeckut, të Ukrainës lindore.

Nga sulmi kanë mbetur të vrarë 13 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë, të cilët mësohen se janë pasagjerë. Dëshmitarët okularë shprehen se në stacion janë hedhur 5 predha.

Donjecku prej kohësh është kthyer në një arenë luftimesh ndërmjet ushtrisë ukrainase dhe rebelëve prorusë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit mediat vendase raportojnë se kanë mbetur të vdekur 6 ushtarakë ukrainas.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088460445404053
array(1) { ["section"]=> string(39) "ukraine-sulm-me-predhe-13-te-vrare-1179" }