UKT investon në linjen e re të ujësjellësit në Ndroq, zgjidhje për 7.500 banorë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:25 26-01-2017 UKT investon në linjen e re të ujësjellësit në Ndroq, zgjidhje për 7.500 banorë

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka ndërmarrë një investim të rëndësishëm për të rikonstruktuar sistemin e ujësjellësit në fshatin Ndroq dhe Lagjen e re, investim që eliminon përfundimisht tubacionet  e amortizuara që deri tani kanë shfaqur problematika të herë pas hershme.

Bëhet fjalë për një vepër të plotë hidroteknike që përfshin jo vetëm ndërtim tubacioni dhe hapje kanalesh ku vendoset rrjeti, por edhe diga, puse, sisteme filtrimi etij që përfaqësojnë një vepër komplekse e cila implementohet për herë të parë në standardin e ujësjellësit në një zonë rurale.

Në Shqipëri, aktualisht zonat rurale kanë funksionuar me sisteme ujësjellësi klasikë dhe jo trajtues dhe përpunues.

Por ujësjellësi i Ndroqit është një vepër e plotë, që merr ujë nga burimi, e dërgon në stacion pompimi, e trajton ujin në të gjitha standardet ndërkombëtare, e dërgon në destinacion, por edhe e mbron nga të gjitha rreziqet atmosferike.

Pra është një vepër moderne hidroteknike që përveç furnizimit të banorëve mund të shërbejë edhe për integrimin në rrjetet kombëtare hidroteknike industriale apo  sociale.

Sipas të dhënave aktuale, kjo zonë pra fshati Ndroq dhe Lagja e re banohet nga 4000 banorë, por sipas llogaritjeve të ekspertëve tanë, sistemi do të ndërtohet për të furnizuar një popullsi që për 25 vite do të rritet në rreth 7 mijë e 500 banorë.

Projekti ynë parashikon shpimin e një pusi në taracën e lumit Erzen, që është një zonë ujëmbajtëse e sigurtë dhe që mund të arrijë të sjellë furnizimin e pritur të popullsisë së kësaj zone.

uk1.jpg

uk2.jpg

uk3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pa ujë dhe pa ngrohje në banesë, ndërron jetë foshnja 2-muajshe në Durrës
Gruaja me thikë në dorë konfliktohet me tregtarët në Tiranë, ndërhyn policia (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.010877847671509
array(1) { ["section"]=> string(84) "ukt-investon-ne-linjen-e-re-te-ujesjellesit-ne-ndroq-zgjidhje-per-7-500-banore-66746" }