UKT jep njoftimin, ja zyra e vetme ku mund të merrni shërbimin

Publikuar tek: aktualitet, më 13:16 12-03-2020 UKT jep njoftimin, ja zyra e vetme ku mund të merrni shërbimin Foto ilustruese

UKT ka njoftuar qytetarët se nga dita e sotme do të mbyllen të gjitha Pikat UKT.

Sipas njoftimit, qytetarët do të mund të marrin shërbimin vetëm në Zyrat Qëndrore dhe Njësitë UKT.

Kjo masë merret për të shmangur grumbullimet që mund të ekspozojnë qytetarët me virusin e ri, deri në një njoftim të dytë.

Në njoftimin e UKT thuhet se qytetarët mund të bëjnë pagesat e tyre në kanalet alternative të mundësuara.

Njoftimi i UKT:

Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton të gjithë abonentët se duke filluar nga dita e sotme, datë 12.03.2020, do të mund të marrin shërbim vetëm në Zyrat Qendrore dhe Njësitë UKT.

Për të shmangur çdo grumbullim apo kontakt që mund të ekspozojë qytetarët dhe punonjësit me virusin e ri, COVID-19 (Coronavirus) njoftojmë se Pikat UKT dhe arkat do të jenë të mbyllura deri në një njoftim të dytë.

Për kryerjen e pagesave të faturave të ujit qytetarët mund të përdorin këto kanale alternative:

Aplikacionet Bankare e-Banking

Easy Pay

Ëestern Union

AK Invest

si dhe në Zyra Qendrore të UKT-së ku do të sigurohet shmangia e radhëve dhe respektimi i distancës së lejuar nga autoritetet për në këtë situatë.

NJOFTOJMË të gjithë qytetarët që për defekte apo probleme të tjera që lidhen me Ujësjellës Kanalizime Tiranë mund të marrin në çdo kohë në numrin tonë të gjelbër 0800 44 88, i cili do të jetë aktiv 24 orë, si dhe në platformat tona online:

facebook- Ujësjellës Kanalizime Tiranë

[email protected]

[email protected]

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin në përballimin së bashku të kësaj situate,

UJËSJELLËS KANALIZIME TIRANË

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010084867477417
array(1) { ["section"]=> string(68) "ukt-jep-njoftimin-ja-zyra-e-vetme-ku-mund-te-merrni-sherbimin-198371" }