Ulen kërkesat për shkak të COVID-19, çmimi i naftës pëson ulje drastike

Publikuar tek: bota, më 19:27 29-10-2020 Ulen kërkesat për shkak të COVID-19, çmimi i naftës pëson ulje drastike Ilustruese

Ulja e kërkesës për naftë ka bërë që çmimi i “arit të zi” të pësojë ulje drastike mëngjesin e ditës së sotme.

Çmimi i naftës bruto “Brent” zbriti në nivelin 39 dollarë për fuçi, që do të thotë 32% më ulët nga viti në vit, ndërsa nafta e standardit amerikan u vlerësua me 37 dollarë, niveli më i ulët në 3 javë dhe më shumë se 6% zbritje në harkun ditor.

Zhvillimet në bursa pasuan njoftimet e dy ekonomive më të mëdha të Europës, të Francës që për 1 muaj me radhë do lejojë qarkullimin e qytetarëve vetëm për arsye pune ose shëndetësore, ndërsa Gjermania do mundohet ta përmbajë valën e dytë të koronavirusit në vend duke ndërprerë fillimisht disa nga aktivitetet e saj ekonomike dhe kulturore.

Në uljen e çmimit të naftës ndikoi edhe informacioni se në magazinat amerikane është shtuar trefish mbi parashikimet stoku i naftës bruto të pashfrytëzuar.

Situata pritet të përkeqësohet me rinisjen me kapacitet të plotë të prodhimit në uzinat që tani e kanë pushuar punën për shkak të uraganeve që po përshkojnë jugun e SHBA-së

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedi në Vietnam, TAJFUNI 'Molave' i merr jetën 19 personave
‘Vaksina funksionon në mënyrë perfekte’, Rusia synon të nisë vaksinimin e popullsisë në fund të vitit »
Article Logic
Execution time: 0.010133981704712
array(1) { ["section"]=> string(77) "ulen-kerkesat-per-shkak-te-covid-19-cmimi-i-naftes-peson-ulje-drastike-225699" }