Ulen pagat? Reagon Ministria e Arsimit jep lajmin e rëndësishëm për pedagogët (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 15:47 26-02-2018 Ulen pagat? Reagon Ministria e Arsimit jep lajmin e rëndësishëm për pedagogët (DEKLARATA)

Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë ka sqaruar keqkuptimin, sipas saj e krijuar mbi pagën e mësuesve të cilët kanë përfunduar studimet në institutet pedagogjike para vitit 1990.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, MAS ka mohuar spekulimet se do të ketë ulje të pagës për mësuesit që zotërojnë diplomë universitare ‘Bachelor’. Ajo ka qartësuar se kjo kategori mbrohet nga VKM-ja e prillit të 2017, ku thuhet se do të përfitojnë të njëjtën masë të pagës.

REAGIMI I PLOTË: 

Sqarim për pretendimet mbi pagën e mësuesve që kanë përfunduar studimet në institutet pedagogjike 3-vjeçare para viteve 1990.

Nisur nga reagimet dhe spekulimet e ditëve të fundit nga disa media dhe përfaqësues të sindikatave për mësuesit që janë në sistemin arsimor parauniversitar, MASR bën me dije se nuk do të ketë asnjë ulje të pagës për mësuesit që bëjnë pjesë në këtë kategori dhe që janë aktualisht në sistem. Kjo kategori mësuesish mbrohet nga një VKM e Prillit 2017 e cila qartëson se mësuesve që zotërojnë diplomë universitare ‘Bachelor’ ose të barasvlefshme me të, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtën masë të pagës së grupit. MASR siguron mësuesit se do të jetë krah tyre për të gjitha shqetësimet që ata kanë, por kërkon prej tyre që mos të manipulohen dhe keqpërdoren nga askush për fakte që janë të pakundërshtuara.

28276593_1674450365949848_6446539561238340911_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010300159454346
array(1) { ["section"]=> string(93) "ulen-pagat-reagon-ministria-e-arsimit-jep-lajmin-e-rendesishem-per-pedagoget-deklarata-111530" }