'Ulen shpenzimet për shëndetësinë në kohë pandemie', Pampuri: Kjo qeveri po tallet me qytetarët dhe shëndetin e tyre

Publikuar tek: politike, më 21:12 07-08-2020 'Ulen shpenzimet për shëndetësinë në kohë pandemie', Pampuri: Kjo qeveri po tallet me qytetarët dhe shëndetin e tyre Oriola Pampuri

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, shprehet se qeveria ka ulur shpenzimet për shëndetësinë në kulmin e pandemisë së koronavirusit.

Përmes një shënimi në faqen zyrtare në facebook, Pampuri thekson se kjo qeveri vijon të tallet me taksat e shqiptarëve, duke harxhuar paratë në mënyrë abuzive, pa menduar për shëndetin e tyre.

Postimi i Pampurit

Ne kulmin e pandemise, perballe nje sistemi shendetesor me aq shume mangesi e probleme, qeveria ka luksin te ule shpenzimet per shendetesine, pikeriksht ne kohen kur ka me shume nevoje qe te permiresohet sherbimi, te shtohet numri i personelit shendetesor, e te motivohen e mbeshteten ata qe jane cdo dite ne krye te detyres, te blihen aparatura e specifikisht per te perballuar pandemine te alokohen fonde per blerjen e aparaturave ECMO, si dhe te anuloje koncensionet ne shendetesi e te alokoje parate per te perballuar krizen. Kjo qeveri vijon te beje shoë e te tallet me qytetaret e shendetin e tyre, e duke vijuar abuzimet si te ishim perballe nje situate normale.

rama.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010156154632568
array(1) { ["section"]=> string(119) "ulen-shpenzimet-per-shendetesine-ne-kohe-pandemie-pampuri-kjo-qeveri-po-tallet-me-qytetaret-dhe-shendetin-e-tyre-216436" }