Ulen tensionet pas ndërhyrjes se ndërkombëtarëve, Turqia dhe Greqia janë gati që të fillojnë bisedimet për konfliktin

Publikuar tek: rajon, më 18:41 23-09-2020 Ulen tensionet pas ndërhyrjes se ndërkombëtarëve, Turqia dhe Greqia janë gati që të fillojnë bisedimet për konfliktin

Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të flasin për konfliktin e nisur për kërkimet për naftë në Mesdheun Lindor.

Nisja e bizedimeve është realizuar pas një telekonference që u zhvillua më herët nga Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidentit turk Tayip Erdogan.

“Ne jemi gati për një dialog me Greqinë,” ,mësohet të ketë thënë Erdogan, raportojnë mediat greke.

Ndër të tjera zëdhënësi i qeverisë geke Stelios Petsas tha se ka mundësi që të zhvillohet një takim mes Mitsotakit dhe Erdogan.

Kujtojmë që pas 6 vitesh do të nisin bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë për çështjen e ujërave, për të cilën janë zhvilluar 60 raunde mes dy delegacioneve, ndërsa ky do të jetë raundi i 61.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098459720611572
array(1) { ["section"]=> string(123) "ulen-tensionet-pas-nderhyrjes-se-nderkombetareve-turqia-dhe-greqia-jane-gati-qe-te-fillojne-bisedimet-per-konfliktin-221406" }