Ulërima dhe zhurmë e madhe, i riu hidhet nga kati i 5-të i pallatit në Librazhd, alarmohen banorët

Publikuar tek: aktualitet, më 20:16 29-10-2020 Ulërima dhe zhurmë e madhe, i riu hidhet nga kati i 5-të i pallatit në Librazhd, alarmohen banorët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku mësohet se një i ri është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Agjensia”. Burime bëjnë me dije se 24-vjeçari me inicialet J.S., ka rënë mbi një shkurre dekorative para pallatit.

Zhurma e madhe dhe ulërimat e tij kanë shokuar banorët e pallatit. 24-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që pasi ka marrë ndihmën e parë është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama bisedoi me Presidentin e Azerbajxhanit për rafinerinë e Ballshit, ambasadori Huseynov ‘lan duart’: S’ka të bëjë me qeverinë azere, ishte marrëveshje private
OBSH PARALAJMËRON mbylljen: Covid-19 situatë serioze, por… »
Article Logic
Execution time: 0.013397932052612
array(1) { ["section"]=> string(103) "ulerima-dhe-zhurme-e-madhe-i-riu-hidhet-nga-kati-i-5-te-i-pallatit-ne-librazhd-alarmohen-banoret-225707" }