Ulërima në spitalin e Traumës, MOMENTI kur familjarët e Andi Malokut marrin lajmin e hidhur (Kujdes! Pamje të rënda)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:01 08-11-2019 Ulërima në spitalin e Traumës, MOMENTI kur familjarët e Andi Malokut marrin lajmin e hidhur (Kujdes! Pamje të rënda) Viktima Andi Maloku

Dalin pamjet e rënda nga spitali i Traumës në momentin kur familjarët e Andi Malokut mësojnë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta.

Në video dëgjohen ulërimat e nënës së shoferit të prokurorit të Durrësit Arjan Ndojës, i cili mori disa plumba në atentatin e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit. Gjithashtu në spital vihet re prania e shumtë e punonjësve të policisë.

Andi Maloku, ish-punonjës i policisë në Krujë, ndërroi jetë mbrëmë, 6 ditë pas atentatit në dalje të Durrësit.

24-vjeçari është nga Fushë-Kruja, dhe manovra e tij në timonin e makinës gjatë atentatit bëri Ndoj dhe Landi Muharremi të shpëtonin gjallë.

Por për Andi Malokun plumbat kanë rezultuar fatale. Ai kishte dy plagë të rënda, një në shtyllën kurrizore dhe një tjetër në mushkërri, ç’ka i shkaktuan vdekjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073850154876709
array(1) { ["section"]=> string(119) "ulerima-ne-spitalin-e-traumes-momenti-kur-familjaret-e-andi-malokut-marrin-lajmin-e-hidhur-kujdes-pamje-te-renda-185160" }