Një protestë jo e zakonshme, sepse ka për personazh vetëm një burrë dhe realizohet në shkallët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Një ish-inspektor i inspektoriatit të këtij institucioni ka kërkuar kthimin në detyrë, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij i jep të drejtë të rikthehet në punën e tij. Kudret Kopo ka protestuar duke qëndruar te shkallët duke thënë: “Unë vendosa të stacionohem këtu derisa të më japin zgjidhje. Me mjete ligjore e kam kërkuar, unë nuk vajta të godas njeri. Do t’u kërkoj edhe dëm moral sipas ligjit, pasi më kanë poshtëruar, më kanë denigruar’’, ka thënë Kopo për ‘’Panoramën’’.
Kurse KLD-ja ka reaguar duke u shperhur se Kopo nuk është paraqitur në detyrë pas dhënies së vendimit gjyqësor.