Ulet numri i kredive me probleme në tre vitet e fundit

Publikuar tek: ekonomi, më 22:38 05-09-2017 Ulet numri i kredive me probleme në tre vitet e fundit

Huatë me probleme kanë shënuar rënie të ndjeshme, sidomos vitin e fundit, duke zbritur në muajin korrik në 15.28% (nga 15.58% muajin e mëparshëm) dhe duke iu larguar nivelit më të lartë prej gati 25% të totalit të kredisë, që u arrit në shtator të vitit 2014.

Të dhënat e publikuara sot nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rënia ka qenë e fortë, sidomos nga tetori i vitit të kaluar, kur ky tregues ishte 21.35%.

Ndryshe nga 2016, kur rënia e muajve të parë e treguesit të huave që nuk kthehen prej më shumë se tre muaj në banka, nuk u arriti të mbahej, për shkak të falimentimeve të mëdha, në 2017-n tendenca ka qenë e qëndrueshme.

Në vlerë absolute, kreditë problematike (me vonesë më shumë se 90 ditë) ishin 83 miliardë lekë, ose rreth 603 milionë euro. Në shtator të vitit 2014 ky tregues arriti kulmin, në gati 1 miliard euro. Pra në gati tre vjet, huatë me probleme janë reduktuar me rreth 4t00 milionë euro, një tkurrje e ndjeshme kjo.

Sipas Bankës së Shqipërisë, procesi i fshirjes nga bilanci të huave që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen ka dhënë ndikim të dukshëm, ndërkohë që edhe sistemi është përfshirë në një proces ristrukturimi të kreditorëve të mëdhenj problematikë. Deri tre vjet më parë, 35 korporata kishin rreth 60% të huasë me probleme, por tashmë më shumë se gjysma e tyre kanë dalë nga kjo listë dhe një pjesë po shlyejnë rregullisht huatë.

Edhe bankat kanë qenë më të kujdesshme në dhënien e kredive të reja, duke bërë që dhe huatë e reja të mos rezultojnë më aq problematike sa më pare, shkruan Monitor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056675910949707
array(1) { ["section"]=> string(60) "ulet-numri-i-kredive-me-probleme-ne-tre-vitet-e-fundit-91283" }