Ulet numri i viktimave dhe i rasteve të reja nga Covid-19 në Kosovë, shumë të shëruar (SHIFRAT)

Publikuar tek: rajon, më 14:34 17-09-2020 Ulet numri i viktimave dhe i rasteve të reja nga Covid-19 në Kosovë, shumë të shëruar (SHIFRAT)

Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në Kosovë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima, duke e çuar në 607 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura në shtetin fqinj.

Në total ditën e fundit janë kryer 664 testime nga të cilat 43 kanë rezultuar pozitivë. Fatmirësisht Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 239 të shëruar nga koronavirusi.

Njoftimi i ministrisë

239 TË SHËRUAR DHE 43 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092248916625977
array(1) { ["section"]=> string(99) "ulet-numri-i-viktimave-dhe-i-rasteve-te-reja-nga-covid-19-ne-kosove-shume-te-sheruar-shifrat-220704" }