Pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Bëhet me dije se janë testuar 1.842 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 288 raste.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (90 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (88 vjeç), Prishtinë 1 rast (71 vjeç) dhe Prizren 1 rast (82 vjeç).
Deri më tani në Kosovë 1.471 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa nurmi i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 58.687.