Ulet numri i viktimave nga Covid në Maqedoninë e Veriut, 152 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 17:00 24-09-2020 Ulet numri i viktimave nga Covid në Maqedoninë e Veriut, 152 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1.630 persona si të dyshuar me Covid, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 152 prej tyre.

Prej rasteve të reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë 58, Kumanovë 5, Dibër 2, Shtip 5, Prilep 4, Tetovë 5, Strugë 6, Veles 1, Manastir 5, Ohër 3, Kavadar 2, Gostivar 1, Gjevgjeli 6, Strumicë 14, Koçani 18, Probishtip 1, Berova 4, Valladova 4, Dellçeva 3, Sveti Nikole 3 dhe Kërçova 2, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut 712 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 14.312.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013553857803345
array(1) { ["section"]=> string(105) "ulet-numri-i-viktimave-nga-covid-ne-maqedonine-e-veriut-152-raste-te-reja-gjate-24-oreve-te-fundit-221530" }