“Uli pantallonat dhe më tha shikoje shikoje”, vajza e shokuar denoncon me VIDEO maniakun që i nxori oraganin gjenital te Liqeni i Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:49 06-06-2020 “Uli pantallonat dhe më tha shikoje shikoje”, vajza e shokuar denoncon me VIDEO maniakun që i nxori oraganin gjenital te Liqeni i Tiranës FotoMontazh: Viktoria - mankiaku te Liqeni i Tiranes

Prej ditësh vendi është shokuar nga disa ngjarje të njëpasnjëshme që kanë nxjerr në pah abuzimin seksual me të mitur. Sot, një tjetër rast bëhet publik në Tiranë.

Një vajzë e quajtur Viktoria ka denoncuar në Instagramin e saj një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur tre ditë më parë te Liqeni Artificial i Tiranës, ku një i ri fillimisht e ka ngacmuar dhe më pas i ka treguar organin gjenital. E shokuar Viktoria ka publikuar një video në Instagramin e saj dhe rrëfen gjithë ngjarjen, ndërsa publikon dhe foton e maniakut.

"Isha nga liqeni, ishte ora rreth 6-7 e pasdites, kishte shumë lëvizje. Në një moment isha ulur në një stol dhe po pushoja dhe afrohen dy çuna të rinj, rrinë si bufa...nuk flasin, thjesht më shikojnë. Po prisja që të iknin por nuk po iknin prandaj iu ktheva "Keni humbur gjë?", më thanë "s'na ka humbur gjë, por po të shikojmë". Njëri prej tyre filloi të fliste me fjalë shumë të pista, unë të bëj kështu, unë të bëj ashtu.

Unë nuk thashë asgjë. U përpoqa t'i injoroj dhe ky personi me këto fjalët e "bukura" filloi të ulte pantallonat e tij dhe të nxirrte organin gjenital jashtë. U shokova. Më ka ndodhur dhe herë tjetër, kur dal nga liqeni kam hasur shumë perversa, maniakë, kanë qenë moshë e madhe, mbi 50 vjeç. Kanë ulur pantallonat ndërkohë që po ecja. Këto më bënë përshtypje se ishin çuna të rinj, uli pantallonat dhe po më thoshte "shikoje, shikoje". Unë nuk po e shikoja dhe në momentin që u ktheva kisha celularin në dorë dhe i bëra një foto.

Kishte shumë njerëz vërdallë atë ditë dhe atij nuk i interesoi fare kjo gjë. Kjo gjë më shqetëson sepse ndodh shumë shpesh. Unë do jem e para që do jem në protestë. Shpresoj që të jeni dhe ju sepse duhet ta luftojmë këtë gjë. Mua më vjen shumë keq që këto ngjarje ndodhin akoma dhe nëse nuk flas unë, nëse nuk flet as ti, këto njerëz nuk do të ndëshkohen. Unë u preka goxha dhe fillova të qaj sepse më vjen shumë inat që kjo gjë injorohet. Aty asnjë nuk foli dhe asnjë nuk bërtiti.

Kur ua tregova disa personave gjëja e parë që më thanë ishte "Po pse po rrije vetëm aty?". Unë nuk duhet të kem frikë të dal apo të ec diku vetëm. Nuk është ky problemi, problemi janë ata njerëz. Kjo është një arsye më shumë për të dalë në protestë", rrëfen vajza në videon të cilën mund ta ndiqni më poshtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093529224395752
array(1) { ["section"]=> string(141) "uli-pantallonat-dhe-me-tha-shikoje-shikoje-vajza-e-shokuar-denoncon-me-video-maniakun-qe-i-nxori-oraganin-gjenital-te-liqeni-i-tiranes-209306" }