Akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha për fshehje të numrit të viktimave, ngjallën reagime të shumta nga ana e qeverisë dhe nga një grup mjekësh që i hodhën poshtë ato.
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka thënë në RTV Ora se Kryeministri Edi Rama po kërcënon Prokurorinë që të mos zhvillohen hetime në lidhje me këtë ngjarje.
“Nuk është rasti i parë që Rama kërcënon drejtësinë, gjykatat. Ky është kërcënim i hapur. Padia është publike dhe në raste të tilla Prokuroria vepron vetë. I është bërë thirrje Prokurorisë të hetojë dhe mjafton që të verifikohen dokumetat e Morgut në spital. Është kaq e thjeshtë, të marrë dëshmitarë, të pyesë. Rama e di se çfarë rezultatesh do të kishte nëse një Prokurori serioze dhe e pavarur do të shkonte të hetonte, prandaj e bën atë kërcënim.”