Ulje drastike e shifrave të Covid-19 në Kosovë: Bie numri i viktimave dhe rasteve të reja, mbi 100 të shëruar

Publikuar tek: rajon, më 15:23 25-09-2020 Ulje drastike e shifrave të Covid-19 në Kosovë: Bie numri i viktimave dhe rasteve të reja, mbi 100 të shëruar Foto ilustruese

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vend.

Në 24 orët e fundit është shënuar vetëm 1 viktimë, duke e çuar në 617 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

Me 46 rastet e reja, numri total i të infektuarve ka shkuar në 15.379. Së fundmi janë shëruar 101 persona, duke bërë që që nga fillimi i pandemisë të regjistrohen gjithsej 13.088 të shëruar.

Njoftimi i Ministrisë

101 TË SHËRUAR DHE 46 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.379 raste nga 64.894 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.674.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011476993560791
array(1) { ["section"]=> string(114) "ulje-drastike-e-shifrave-te-covid-19-ne-kosove-bie-numri-i-viktimave-dhe-rasteve-te-reja-mbi-100-te-sheruar-221637" }