Ulje drastike temperaturash, bora pushton nesër këto zona

Publikuar tek: aktualitet, më 18:49 03-01-2019 Ulje drastike temperaturash, bora pushton nesër këto zona

Masa ajrore të ftohta e të paqëndrueshme të shoqëruara me reshje dëbore kanë mbizotëruar ditën e sotme në vendin tonë.

Si shkak i vlerave të ulëta të temperaturave të cilat po vijnë në rënie, do të ketë ngrica kryesisht në orët e mbrëmjes.

Shërbimi Metorologjik, parashikon se ditën e nesërme rrymat e ftohta do të depërtojnë më thellë në territorin tonë duke sjellë mot me kthjellime e vranësira në zonat bregdetare e ato të ulëta, ndërsa në zonat malore kryesisht në Jug-Lindje reshje të izoluara dëbore.

Sa i përket erës, do të dominojë era me drejtim nga Verilindja-Lindja me shpejtësi 1-5m/sek, e hera herës e vrullshme në bregdet deri 15m/sek, shoqëruar me valëzim mesatar të forcës 2-3 me lartësi vale 0.7-1.5 metër në detet Adriatik e Jon.

Temperaturat do të pësojnë rënie të mëtejshme, duke u shoqëruar me prani të fortë të ngricave e mjegullës, kryesisht në zonat malore dhe në Qafat e maleve.

Më konkretisht temperaturat parashikohen: 

Zonat malore -10° deri -3°C

Zonat e ulëta -3° deri 5°C

Zonat bregdetare -2° deri 6°C

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Mafia shqiptare nuk është me të vërtetë mafia’
Kërkoi rihapje të hetimit ndaj vetes, VETTINGU 'djeg' prokurorin e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.01245903968811
array(1) { ["section"]=> string(63) "ulje-drastike-temperaturash-bora-pushton-neser-keto-zona-147407" }