Ulsi Manja akuza KPA-së për zvarritje: Vetëm 70 vendime në dy vite, janë lekë që paguhen nga taksat e shqiptarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 19:58 01-12-2020 Ulsi Manja akuza KPA-së për zvarritje: Vetëm 70 vendime në dy vite, janë lekë që paguhen nga taksat e shqiptarëve Ulsi Manja

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka akuzuar Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, se po zvarrit procesin e Vetingut.  

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, Manja u shpreh se gjatë dy viteve KPA ka marrë vetëm 70 vendime ose më pak se tre vendime në muaj.

"Ne do ta kalojmë këtë projektvendim, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të heshtim për punën e këtyre institucioneve. Në dy vjet kanë marrë 2.9 vendim në muaj. Nuk besoj se është mungesa e 6 apo 9 këshilltarëve që ka prodhuar këtë rendiment në punën e organeve të Vetingut. Në dy vite janë 140 apelime në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Janë dhënë 70 vendime, i bie gati 2.9 vendime në muaj. Unë uroj që me këtë shtesë në strukturë të rritet volumi i punës së KPA në drejtim të vendimmarrjes. Të mos harrojmë se janë lekë që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Dhe siç kemi të drejtën për të kërkuar mbështetjen e buxhetore për punonjës, e njëjta llogaridhënie duhet të jetë edhe për detyrat që keni marrë përsipër”, tha Manja. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati për skulpturën e Skënderbeut, Agim Doçi: Kur e pashë thashë është me Covid, duket sikur i ka rënë veremi...
Sevdari me sytë nga Strasburgu: Ajo na jep të drejtë, vetingu shans i humbur pasi më hoqi një analfabet »
Article Logic
Execution time: 0.010746002197266
array(1) { ["section"]=> string(118) "ulsi-manja-akuza-kpa-se-per-zvarritje-vetem-70-vendime-ne-dy-vite-jane-leke-qe-paguhen-nga-taksat-e-shqiptareve-229815" }