Ulsi Manja del në konferencë të denoncojë skandalin e madh të Prokurorisë por kopjon fjalë për fjalë Taulant Ballën

Publikuar tek: politike, më 16:06 07-11-2017 Ulsi Manja del në konferencë të denoncojë skandalin e madh të Prokurorisë por kopjon fjalë për fjalë Taulant Ballën

Deputeti socialist Ulsi Manja ka dalë në një konferencë direkte nga Kuvendi i Shqipërisë për të denoncuar skandalin e mbylljes së hetimeve të CEZ nga ana e Prokurorisë.

Manja tregoi se si Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes përmes një deklarate “copy paste” të Taulant Ballës, shkruan newsbomb.al.

Nuk dihet nëse në PS nuk u ka dalë koha për një deklaratë të re apo nëse kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ka folur kaq bukur lidhur me këtë çështje, sa në selinë rozë nuk është parë e arsyeshme të ndryshohet asnjë gërmë e deklaratës së Ballës, bërë dje për mediat.

Megjithatë thelbi është te skandali dhe deklarata që lëshoi dje Balla, e që u lexua sot fjalë për fjalë nga Manja, është kjo:

“Prokuroria po përpiqet të mbyllë një prej dosjeve më të qarta të korrupsionit në këto 27 vite: skandalin “CEZ”. Pa kryer asnjë hetim minimal; pa marrë në pyetje asnjë të akuzuar, asnjë dëshmitar, asnjë person në dijeni; pa marrë në konsideratë asnjë prej gjetjeve të raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar. Prokuroria që u ngrit brenda ditës për të arrestuar një deputet mbi bazën e një materiali të botuar në media me përgjimet e dy kriminelëve, jo vetëm nuk e vë ujin në zjarr për një material të shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish të mëdhenj e të vegjël, të dyshuar për krim ekonomik e korrupsion me përmasa tronditëse, po na e paska dërguar dosjen në Gjykatë duke kërkuar mbylljen e saj!!! 
Kush janë këta prokurorë? Kush u ka dhënë këtyre prokurorëve pushtetin që të sillen me drejtesinë si tregtarë qëniesh të gjalla dhe ta trajtojnë popullin shqiptar si mish për top? Kush është pas këtyre kukullave të këtij teatri të neveritshëm, me drejtesinë si mjet për të sulmuar dhe për të mbrojtur në emër të interesave politike e korruptive që fyejnë Shqipërinë, popullin, drejtesinë?!

Prokuroria po bën pazare që vijnë erë të keqe me kilometra larg! Prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikës dhe padrejtësisë! Prokuroria po provon me veprimet e mosveprimet e saj, një kalbëzim të tmerrshëm!

Por prokuroria nuk ka për ta ndalur dot orën e drejtësisë, që po vjen dhe që ka tmerruar politikanë, prokurorë e gjykatës të korruptuar! Kurrë nuk do ta ndalojë dot, edhe sikur të gjejë në gjykatë njerëz të tredhur e të korruptuar, njësoj si ata që e kanë çuar dosjen e CEZ-it për ta varrosur pa asnjë lloj procesi minimal hetimor!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016919851303101
array(1) { ["section"]=> string(121) "ulsi-manja-del-ne-konference-te-denoncoje-skandalin-e-madh-te-prokurorise-por-kopjon-fjale-per-fjale-taulant-ballen-98689" }