Ulsi MANJA një baba i përkushtuar, emocionon me FJALËT për të bijën dhe zbulon SEKRETIN: Sa herë...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:04 21-09-2019 Ulsi MANJA një baba i përkushtuar, emocionon me FJALËT për të bijën dhe zbulon SEKRETIN: Sa herë...

Socialisti Ulsi Manja ka treguar së fundmi se është një baba vërtet i përkushtruar.

Ndryshe nga sa e kemi parë më parë, Manja ka emocionuar me një dedikim për vajzën e tij Sonorën, e cila feston 18-vjetorin.

Deputeti i PS-së zbulon për herë të parë një sekret, teksa thotë se vajza është i vetmi person që ia kthen mendjen për ndonjë gjë, ndërkohë i premtom asaj se do ta mbrojë gjithmonë nga padrejtësitë dhe të ligtë e kësaj bote.

Dedikimi i plotë:

Sonora ime e shtrenjtë , 18 vjeçarja ime e “vogël” !
Nga sot do të duhet ti dalësh për zot vetes tënde në çdo hap të jetës por dije se nuk do të jesh kurrë vetëm, do kesh Zotin dhe Babin.
Ty Babi nuk ta kam merkaun se ta di forcën e arsyes dhe fuqinë e mendjes për tu përballur me sfidat e vështira të jetës por Babi nuk do të të braktis kurrë, do jem gjithmonë me Ty dhe rrotul Teje sa herë që sytë e tu do të mbushen me lot nga padrejtësitë dhe të ligtë e kësaj bote të egër.
Bija ime, për emër të zgjodha një Tingull dhe në këtë kapërcyell drejt moshës madhore për dy gjëra mos harro ti lutesh zotit përditë sapo të hapësh sytë : për shëndetin dhe emrin tënd, kujdesu për veten dhe përpiqu ta lartësosh emrin tënd me punë të ndershme. 
Babi jam shumë krenar për ty dhe sot po të them një sekret “ ti je i vetmi person që ma kthen mendjen dhe kur Ti i bie telefonit tim unë jam në çdo kohë i disponueshëm dhe për Ty i tillë do jem gjithmonë” .
Ti gëzosh 18 pranvera Bija ime dhe qofsh përherë kjo që je , mos ndrysho kurrë edhe pse kohërat ndryshojnë !

xcfhgjk.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080609321594238
array(1) { ["section"]=> string(101) "ulsi-manja-nje-baba-i-perkushtuar-emocionon-me-fjalet-per-te-bijen-dhe-zbulon-sekretin-sa-here-179205" }