Ulsi Manja tregon ‘skenarët’ për ngritjen e Kushtetueses: Çfarë do të ndodhë nëse Meta nuk dekreton anëtaret e reja

Publikuar tek: politike, më 22:56 11-11-2019 Ulsi Manja tregon ‘skenarët’ për ngritjen e Kushtetueses: Çfarë do të ndodhë nëse Meta nuk dekreton anëtaret e reja Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ka treguar mbrëmjen e sotme “skenarët” e mundshëm për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse presidenti Meta nuk thërret për betim anëtaret e reja, të emëruara sot nga Kuvendi.

Manja tha se nëse dy anëtaret Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji nuk thirren nga Meta për të bërë betimin, ato duhet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe të marrin detyrën, dhe për këtë përdori një batutë. "Çështja e betimit është njësoj si, t’i vendos të martohesh, do shkosh te kryetari i bashkisë për celebrimin, por ai nuk ua bën. Do ndahet çifti tani?”, tha Manja.

“Presidenti nuk e ka dekretuar z. Vorpsi. Z. Vorpsi konsiderohet e emëruara e parë e Gjykatës Kushtetuese. Z. Vorpsi konsiderohet e emëruar për efekt të Kushtetuës dhe të ligjit. Jemi të detyruar të zbatojmë Kushtetutën. Po të shkojmë në absurditet, na duhet të pranojmë edhe atë letrën. Sjellja e Presidentit nuk është kushtetuese. Presidenti nuk është jurist, por ka marrë përsipër të pezullojë procesin përmes një letre. Betimi është një moment i rëndësishëm, sepse lidhet me shprehjen e besnikërisë që një anëtarë ka ndaj Kushtetuës, por ama për mua është një moment ceremonial dhe jo konstituimi. Që do të thotë betimi nuk është element konstituiv që lidhet me fillimin e mandatit kushtetues.”, ka thënë socialisti Ulsi Manja në emisionin “Real Story”.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02674412727356
array(1) { ["section"]=> string(119) "ulsi-manja-tregon-skenaret-per-ngritjen-e-kushtetueses-cfare-do-te-ndodhe-nese-meta-nuk-dekreton-anetaret-e-reja-185540" }