Ultimatumi i Francës për Shqipërinë, reagon LSI: Një mal me zero për kryeministrin

Publikuar tek: politike, më 12:02 21-07-2017 Ultimatumi i Francës për Shqipërinë, reagon LSI: Një mal me zero për kryeministrin

Pas zbardhjes së dokumentit të takimit mes ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe ministrit të Brendshëm në Francë Gerard Collomb vjen edhe reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas dokumentit Franca i ka lënë vetëm 3 muaj kohë shtetit shqiptar që të rivlerësojë të dhënat për të nisur proceduart e riatdhesimit të shqiptarëve ilegalë atje.

Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të LSI e cilëson këtë argument si një tjetër zero për kryeministrin Edi Rama.

 

“Një tjetër vlerësim zero për kryeministrin, nga Franca. Një tjetër zero pas asaj nga Trieste dhe nga SHBA.

Shqiptarët të parët për numrin e azilkërkuesve në Francë, më tepër nga Siria, Sudani, Afganistani, që janë në luftë.

Populli shqiptar do të ikë e jo të bëjë aleancë me kryeministrin.

Një mal me zero për kryeministrin. Ç'do të bëjë ai tani? A do e shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI-n në Berat?”, shkruan Vasili në facebook.

Gjatë bisedës mes Bushatit dhe Collomb është rëndë dakord se numri i emigrantëve të parregullt në Francë kanë njohur një rritje të madhe këto vitet e fundit dhe pjesa më e madhe kërkojnë azil. Për këtë, qeveria shqiptare ka prezantuar një plan masash për të luftuar emigrimin e paligjshëm dhe falsifikimin e dokumenteve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Janë paguar para për listat e Bashës, gazetari i nxjerr “sheshit” të gjitha: Basha kërkoi 100 mijë euro për ta bërë deputet
“Prosound”, ja si janë rritur të ardhurat e firmës që menaxhon “Zërin” e kryeministrit »
Article Logic
Execution time: 0.011843919754028
array(1) { ["section"]=> string(86) "ultimatumi-i-frances-per-shqiperine-reagon-lsi-nje-mal-me-zero-per-kryeministrin-86873" }