Ultimatumi i SHBA-së për OPOZITËN: Merrni vendin e vëzhguesit në komisionin e Reformës Zgjedhore, ua thamë edhe në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 17:44 17-10-2019 Ultimatumi i SHBA-së për OPOZITËN: Merrni vendin e vëzhguesit në komisionin e Reformës Zgjedhore, ua thamë edhe në Tiranë David Kostenlaçik duke folur nga Beogradi për dialogun qeveri-opozitë për Reformën Zgjedhore

Drejtori i DASH-it për Europën Qendrore dhe Jugore David Kostenlaçik i kërkon opozitës (jashtë parlamentetit) të vazhdojë dialogun me mazhorancën për hartimin e Reformës Zgjedhore.

Nga Forumi i Sigurisë që u mbajt sot në Beograd, Kostenlaçik shton se opozita e ka vendin e saj në tryezën për diskutimin e Reformës Zgjedhore. Këtë gjë ai ua ka shprehur vetë liderëve të tyre.

Sipas tij, kjo situatë e nderë politike midis qeverisë dhe opozitës (jashtë parlamentit) cënon progresin e vendit.

‘’Në Shqipëri ka shumë zhvillime që po ndodhin. Ne jemi të pakënaqur nga rruga pa krye që po rrezikon të pengojë progresin e këtij shteti. U kemi kërkuar të gjitha partive politike që të përfshihen në dialog. Opozita, që tashmë e ka lënë parlamentin, e ka një karrige të sigurtë në tryezën për Reformën Zgjedhore. Gjatë vizitës time në Tiranë dhe liderëve të opozitës në Ëashington, u kemi kërkuar atyre që të ulen në tryezë për të negociuar me mirëbesim në mënyrë që të arrihet përparimi i duhur’’, bëri me dije nga Beogradi David Kostenlaçik për bisedimet pozitë-opozitë për Reformën Zgjedhore.  

Duket se në këtë mënyrë, SHBA-ja hedh poshtë propozimin e opozitës së bashkuar për ngritjen e tryeze diskutimi për hartimin e Reformës Zgjedhore midis SHBA-së, OSBE-së, një përfaqësuesi të qeverisë dhe një të opozitës së bashkuar (jashtëparlamentare)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03719687461853
array(1) { ["section"]=> string(126) "ultimatumi-i-shba-se-per-opoziten-merrni-vendin-e-vezhguesit-ne-komisionin-e-reformes-zgjedhore-ua-thame-edhe-ne-tirane-182478" }