Situata kaotike e shkaktuar në transportin interurban është bërë shkak që Shoqata e Transportit Ndërqytetës të protestojë sot përpara Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës.
Protestuesit kanë shpalosur një sërë kërkesash dhe kanë kërcënuar edhe me bllokimin e rrugës para ministrisë si dhe me djegien e automjeteve të tyre përpara këtij institucioni nëse nuk do të plotësohen kërkesat që ata kanë.
Përfaqësuesit e shoqatës kanë deklaruar se linja të autobusave të cilat janë u hoqën 3 vjet më parë si të padobishme janë duke u rikthyer sërish dhe më problematike kanë cilësuar linjën Tiranë –Elbasan. Shoqata i ka lënë dy ditë kohë ministrit Sokol Dervishaj për të dialoguar për linjat interurbane në vend.