Ultimatumi nga Gjermania: S’ka hapje negociatash nëse nuk miratohet me konsensus reforma e re zgjedhore brenda 15 marsit

Publikuar tek: politike, më 15:40 13-03-2020 Ultimatumi nga Gjermania: S’ka hapje negociatash nëse nuk miratohet me konsensus reforma e re zgjedhore brenda 15 marsit Michael Roth

Gjermania "kërcënoi" dje Shqipërinë me mos hapjen e negociatave formale as më 24 Mars nëse brenda 15 marsit nuk miratohet me konsensus reforma e re zgjedhore.

Ultimatumi për politikën shqiptare u dha nga ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, gjatë lobimit në Hagë në përpjekje për të bindur parlamentarët hollandeze që të mbajnë të njejtën linjë me Bundestagun për hapjen zyrtare të negociatave me kushte.

Duket ky një paralajmërim se pa testimin e reformës së re elektorale në zgjedhjet e ardhshme parlamentare BE nuk do të hapë dyert realisht për rrugëtimin e gjatë drejt anëtarësimit.

“Ne presim nga deputetet shqiptarë që pavarësisht klimës totalisht të polarizuar politike atje të ndryshojnë ligjin zgjedhor dhe ta vënë në zbatim atë brenda disa muajve. Ata na kanë premtuar se do të arrijnë një kompromis për këtë reformë të re elektorale deri në mesin e muajit mars. Ky është një nga parakushtet. Mesazhi ynë është shumë i qartë për Tiranën. Përpara se ju të hapni zyrtarisht negociatat me konferencën e parë ndërqevritare me BE-në ju duhet ta keni zbatuar në praktikë reformën e re elektorale që duhet të miratohet me konsensus. Ky mund të vendoset si parakusht edhe nga parlamenti hollandez dhe ai danez. Kushtet e tjera janë lufta konkrete ndaj korrupsionit dhe trafikut të drogës”, tha Michael Roth, ministri gjerman për Europën.

Madje Roth shfrytëzoi rastin për të bërë shaka me hollandezët kur po fliste për telefonatatat që kishte bërë me anti mafian italiane për drogën shqiptare.

“Unë kam folur shpesh me autoritetet italiane sesi po luftohet…si e quajnë atë…ju keni me shumë eksperiencë këtu në Holandë me llojet e drogave se ne gjermanët. Marijuana, marijuana. Shqiptarët kanë ulur së fundmi prodhimin e marijuanës me 80 përqind".

Kjo shkaktoi të qeshura në sallë madje me ironi deputetët hollandezë iu pergjigjën se shqiptarët qenkan budallepsur.

Në përpjekjen e tij për te bindur hollandezët të ndryshojnë mendje, Roth tha se Shqipëria është i vetmi shtet në Evropë që ka ndërrmarrë një reformë kurajoze në sistemin e drejtësisë.

“Shqipëria është shteti i vetëm në Evropë që po zbaton procesin strikt të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si procesi i vettingut. Kjo e ka vënë në vështirësi këtë shtet pasi shumë gjyqtarë e prokurorë kanë humbur vendet e punës dhe ju duhen fytyra të reja që të marrin përgjegjësi për një gjyqësor funksional që është po aq i domosdoshëm sa një administratë publike e ndershme dhe funksionale po ashtu. Pra ne nuk mund ta kritikojmë Shqipërinë për këtë proces vettingu që është unik dhe i vështirë pasi kemi të bëjmë me një shtet të vogël”, shtoi Roth.

Ministri gjerman nuk e pranoi ofertën hollandeze që më 24 Mars të jepet dritë jeshile vetëm për Shkupin.

“Oferta ime në emër të Gjermanisë në tryezën e deputetëve holandezë dhe pas pak ditësh në atë të deputetëve danezë është hapje formale e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që t’u themi po, por sidomos në rastin e shqiptarëve që duhet të plotësojnë disa parakushte. Ne duhet të bindim votuesit tanë holandezë e gjermanë me argumente në favor të hapjes së negociatave me Tiranën e Shkupin tani që kemi metodologjinë e re. Nuk jam i bindur se tani që ndarja e vendimarrjes për to është një ide e mirë, sepse bie në kundërshtim me rekomandimet pozitive që u dhanë nga Komisioni Evropian për të dy shtetet se i kanë realizuar detyrat e shtëpisë në rrethana të vështira”, tha Michael Roth.

Edhe në këtë seancë pyetje-përgjigje në Hagë me Ministrin gjerman për Evropën u shfaqën qendrimet pro dhe kundër shqipërisë nga deputetët holandezë, duke e bërë të paqartë vendimarrjen e parlamentit holandez në raport me Shqipërinë deri më 24 Mars duke patur parasysh edhe mocionin bllokues ende në fuqi.

“Unë mendoj se Komisioni Evropian ka vlerësuar drejt dhe në mënyrë objektive ecurinë e reformave në këto shtete ndaj qeveria jonë duhet të votojë pro të dy shteteve për hapjen e negociatave. Ka edhe një element gjeopolitik në këtë çështje. Ballkani Perëndimor është pjesë thelbësore e kontinentit tonë ndaj edhe argumentet që ju dhatë janë bindëse ndaj qeveria jonë duhet të ndjekë Gjermaninë e Francën pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha deputeti Sjoerd Ëiemer Sjoerdsma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010362863540649
array(1) { ["section"]=> string(109) "ultimatumi-nga-gjermania-s-ka-hapje-negociatash-nese-nuk-miratohet-me-konsensus-reforma-e-re-zgjedhore-198514" }