Unaza e Re/ Paralajmërimi i fortë i Klevis Balliut: Sot në darkë do shihni prova dhe dokumenta

Publikuar tek: politike, më 10:06 14-11-2019 Unaza e Re/ Paralajmërimi i fortë i Klevis Balliut: Sot në darkë do shihni prova dhe dokumenta Klevis Balliu nga Gjykata e Tiranës

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka bërë një paralajmërim të fortë nga Prokuroria e Tiranës ku ishte thërritur për akuzat e ngritura ndaj tij.

Teksa po fliste për projektin e Unazës së Madhe, Balliu tha se sot në darkë do të publikojë prova dhe dokumenta që sipas tij faktojnë se kush janë hajdutat e pronave.

“Sot në darkë do të shihni disa prova dhe dokumenta se kush janë hajdutët e pronave në Shqipëri. Sot në darkë, shumë shprejt do i shihni. Do jua tregoj unë”, tha Balliu para gazetarëve pa preferuar të japë shumë detaje.

Kujtojmë se Balliu u arrestua muajin e kaluar së bashku me disa banorë të Astirit, por Gjykata e la të lirë me masën “detyrim paraqitje”.

Mbi të rëndonin akuzat e “Organizimit, pjesëmarrjes, grumbullimit dhe manifestimeve të paligjshme”, “Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe“Prishjes së rendit dhe qetësisë  publike”.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019905090332031
array(1) { ["section"]=> string(99) "unaza-e-re-paralajmerimi-i-forte-i-klevis-balliut-sot-ne-darke-do-shihni-prova-dhe-dokumenta-185848" }