‘Unë do të jap dorëheqjen, jepe edhe ti!’, zbulohet çfarë do t’i propozojë Meta-Ramës

Publikuar tek: politike, më 21:39 25-05-2019 ‘Unë do të jap dorëheqjen, jepe edhe ti!’, zbulohet çfarë do t’i propozojë Meta-Ramës Meta-Rama

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme teksa deklaroi se është gati të rishikojë dekretin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, shprehu edhe njëherë vendosmërinë e tij për të lënë mandatin e Presidentit, në emër të zgjidhjes së krizës politike.

 

Ndërkaq, gazetari Artur Zheji ‘ka trazuar ujërat’ në studion e Ora News ku ka thënë se Meta do i propozojë Ramës dorëheqjen e tij, me kusht që dhe vetë kryeministri të japë dorëheqjen e të largohen të dy.

‘Meta thotë që unë jam gati ta vë mandatin tim në tavolinë, por në fakt se kush do ja thotë që vëre këtë nuk na e ka thënë akoma. Në momentin që nuk do të ketë natyrë provokative, por thjeshtë gazetareske, por do jetë me impostim politik, Meta do ta vërë mandatin e presidentit në tavolinën e çdo lloj bisedimi që ka si qëllim zgjidhjen e krizës dhe këtë e kam nga informacione të mijat. Kjo nuk është e dyshimtë sepse e ka bërë edhe më parë, 2 apo 3 herë dhe kjo do të thotë që po piqet momenti që mandati i Presidentit të vihet në tyrezë, por me reciprocitet. Unë mendoj se nëse Meta do ta bëjë këtë, do ti thotë Ramës: Unë po e jap dorëheqjen jepe edhe ti. Se erdhëm bashkë në pushtet ikim të dy bashkë. Kjo do jetë me siguri ftesa më interesante e politikës shqiptare’, tha Zheji.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039270162582397
array(1) { ["section"]=> string(87) "une-do-te-jap-doreheqjen-jepe-edhe-ti-zbulohet-cfare-do-t-i-propozoje-meta-rames-165703" }