‘Unë e shikoj lart se çfarë bëhet me këtë sëmundje’, mjekja pranë ‘Shefqet Ndroqit’ tregon gjendjen serioze: Ja sa të rinj janë shtruar

Publikuar tek: aktualitet, më 12:35 03-08-2020 ‘Unë e shikoj lart se çfarë bëhet me këtë sëmundje’, mjekja pranë ‘Shefqet Ndroqit’ tregon gjendjen serioze: Ja sa të rinj janë shtruar Silvana Bala

Drejtuesja e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, Silvana Bala ka folur në lidhje me situatën e Covid në vendin tonë.

Teksa u ka bërë apel të gjithëve që të mbrohen ku dhe ka përmendur se Covid është një rrezik i madh, ajo ka theksuar se deri më tani në spital janë të shtruar rreth 10 të rinj.

“Përballohet një volum shum i madh pune, ka forma të rënda. Ka dhe mosha të reja të cilët e kanë neglizhuar ardhjen në spital në ditët e para.

Në momentin që pacientët kanë simptoma duhet ti drejtohen mjekut. Drejtimi në ditët e para bën që ai të fillojë mjekimin menjëherë.  Kjo është një virozë që mund ti zërë në gjithë.

Përdorni maskat ju që jeni në ambiente të mbyllura. Unë e shikoj lart se çfarë bëhet me këtë sëmundje. Dua të kem sa më pak mosha të reja.  Te Shefqet Ndroqi janë 10 ose më pak të rinj. Janë mosha 25-27 vjeç”, shtoi ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012393951416016
array(1) { ["section"]=> string(136) "une-e-shikoj-lart-se-cfare-behet-me-kete-semundje-mjekja-prane-shefqet-ndroqit-tregon-gjendjen-serioze-ja-sa-te-rinj-jane-shtruar-215916" }