'Unë i kam bërë naftën dashurisë', gjyshja e moderatores së njohur jep këshilla për vajzat e reja (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:12 01-04-2019 'Unë i kam bërë naftën dashurisë', gjyshja e moderatores së njohur jep këshilla për vajzat e reja (VIDEO)

Ka pak kohë që gjyshja e moderatores së njohur Dojna Memës është bërë një ndër personazhet më të komentuar të momentit në rrjetet sociale. 

Moderatorja i ka hapur gjyshes edhe një llogari në 'Instagram' ku publikon herë pas here video me batuta plot humor të saj.

Së fundmi, Dojna e pyet gjyshen në një video se ç'mendim ka kur djemtë i lënë vajzat dhe si duhet t'a përballojë një vajzë momentin kur e lë i dashuri, pasi i thotë 'Nuk dua të jemi më bashkë'

'Nuk ka asnjë problem për mua. Çfarë duhet të bëjë ajo, t'a mbledhi mendjen që nuk është me këtë çunin dhe të vazhdojë jetën e vet. E dashuron ajo shumë dhe nuk heq dot dorë? Po kur thotë atë fjalë ai, unë i kam bërë naftën dashurisë', përgjigjet gjyshja e Dojnës.

Ndërkohë përveç moderatores, edhe të gjithë ndjekësit janë shkrirë nga të qeshurat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02814793586731
array(1) { ["section"]=> string(107) "une-i-kam-bere-naften-dashurise-gjyshja-e-moderatores-se-njohur-jep-keshilla-per-vajzat-e-reja-video-158750" }