“Unë ia rras prap me çizme kokës atij”, Monika Kryemadhi habit

Publikuar tek: barometri, më 09:36 15-03-2018 “Unë ia rras prap me çizme kokës atij”, Monika Kryemadhi habit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një intervistë të dhënë mbrëmjen e sotme ka habitur me deklaratën e saj pasi është pyetur nga gazetari se si ndihet ndaj ofendimeve që Rama i adreson asaj.

Kryemadhi është shprehur se kjo metodë Ramës mund t’i eci vetëm me Bashën se është më europian, duke deklaruar se ajo mund t'a godasë përsëri me çizme atë.

Kjo deklaratë erdhi direkt pasi u ngacmua për të disatën herë nga gazetari mbi mundësinë e moshapjes së negociatave me BE.

“Edi Rama gjithë jetën e tij i ka bërë hajër politikave me batuta dhe me ofendime. Mua nuk më intimidon fare ai.

Ndoshta mund t’i eci pak me Bashën, sepse është içik qytetar ai, është içik më europian si hollandez që është, se Basha është më i sjellshëm dhe i vjen zor të flasi në të njëjtin fjalor si ai.

Por mua nuk më bën përshtypje fare, unë ia rras prap me çizme kokës atij, edhe nuk e lë të hyj në kryeministri, jo me çizme, po unë vetë si Monikë nuk e lë të hyj në kryeministri, sepse unë nuk do t’a lë kurrë Edi Ramën që të shkatërrojë të ardhmen e djalit të vet Zahos dhe të gjithë fëmijëve të tjerë shqiptar.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1592800617218
array(1) { ["section"]=> string(66) "une-ia-rras-prap-me-cizme-kokes-atij-monika-kryemadhi-habit-113305" }