‘Unë jam ai që të kam ngritur këmbët përpjetë në hotel’, aktivistët e Teatrit degjenerojnë në sharje banale ndaj njëri-tjetrit (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:26 07-12-2019 ‘Unë jam ai që të kam ngritur këmbët përpjetë në hotel’, aktivistët e Teatrit degjenerojnë në sharje banale ndaj njëri-tjetrit (Foto) Foto ilustruese: Disa prej aktivisteve per mbrojtjen e Teatrit

Pas lajmeve të ditëve të fundit se disa prej aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, janë konfliktuar fizikisht më njëri-tjetrin për grumbullimin e fondeve për të prekurit nga tërmeti, përplasjet kanë vijuar dhe sot, por në rrjetet sociale.

Në një postim të regjisorit Kastriot Çipi, i cili është dhe ndër aktivistët kryesor të Teatrit, disa prej aktivistëve të tjerë shajnë me fjalë nga më banalet njëri-tjetritn. Përplasja kryesore ka nisur pikërisht mbrëmjen e djeshme, kur disa prej aktivistëve kanë thirrur policinë për të larguar me forcë disa aktivistë të tjerë. Pra, tashmë dhe vetë aktivistët janë ndarë në dy grupe.

“Mbrëmë ca protestues që mbrojnë Teatrin thirrën policinë që të largonin nga sheshi ca protestues të tjerë që mbrojnë Teatrin. Sonte ata ta që thirrën policinë i kanë hapur skenën e Teatrit një artisti që doli nga të parët pro shembjes së Teatrit”, shkruan Kastriot Çipi, ndërsa në komente, aktivistët nisin fillimisht të flasin se kush e thirri Policinë, e më pas shajnë njëri-tjetrin, siç mund t’i shihni në fotot e mëposhtme.

Vetë Kastriot Çipi shkruan ndër komente se urdhrin për të marrë Policinë e ka dhënë regjisori Edmond Budina, por sipas Çipit nuk dihet kush ka telefonuar në sallën operative.

Screenshot_5.jpg



Screenshot_3.jpg

Screenshot_4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033221006393433
array(1) { ["section"]=> string(135) "une-jam-ai-qe-te-kam-ngritur-kembet-perpjete-ne-hotel-aktivistet-e-teatrit-degjenerojne-ne-sharje-banale-ndaj-njeri-tjetrit-foto-188718" }