Unë jam vala, bota u kujtua vonë për ty

Publikuar tek: analiza-komente, më 11:35 04-09-2015 Unë jam vala, bota u kujtua vonë për ty

Nga M.N*

Bota u kujtua per ty, vetem kur trupi yt i brishte puthej per here te fundit nga vale e detit, e cila s'donte te te leshonte,por, te te shtrengonte mes loteve te saj ne gji.

Une jam vala , sonte, jo dallga qe te rrembeu frymen, kur perpeliteshe i pamundur te qendroje mbi kaltersine e atij deti te egersuar nga dhimbja e ulerimat qe mbante ne kurriz. Por vala qe te nxori ne breg. Vala qe te mori nga thellesia e detit, e si nje nene te shoqeroi ne breg, duke te lene ne trup vajin e saj.Vala qe u largua rrembimthi sapo pa shkrepjet e para, qe mberthyen perjetesisht imazhin qe do i sillte ankthe e pagjumesi Botes. Botes se pashpirt , mekatare, te pangopur, te jargezuar per me shume, me shume, me shume...s'ka rendesi cfare , mjafton te jete me shume.

Po sonte s'dua te flas per boten, sonte dua te flas per ty, per buzeqeshjen tende vogelush, qe u zbeh nga frika, dua ti flas botes per doçkat e tua te vockla , qe shtrengonin qafen e mamit, teksa luftonte me dallgen e egersuar, dua ti flas per syte e tu te embel ku ne nje dite normale, ne nje bote normale , ne nje jete normale, do vallzonin e do luanin me dallgen e bregut, i rrethuar nga buzeqeshje jete, sa te frikesuar i kishe syte para se ti mbyllje perjetesisht, ne luften e humbur me detin qe tu be varr , mbreme??

E ndjeje zemren se si i rrihte ne minutat e fundit mamit kur te shtrengonte ne gji, apo zemra jote pushoi qetesisht ne ngrohtesine e trupit te saj, pa e kuptuar.

Sa te tjere si ti ka pasur, sa te tjere si ti do te kete ??

E di vogelush une mbreme s'fjeta fare, sonte ndoshta vone, vone do fle, e me kalimin e kohes gjumi im do normalizohet, e jeta do me perplase serish ne cepat e saj, duke me vene para dhimbje te tjera, po sonte une jam vala per ty, vala e ngrohte qe perpiqej te ngrohte trupin tend te brishte, vala qe te dha puthjen e nates se mire ...!

Fli , bir !!

Fli , e merre puthjen time sonte lart ne qiell, une nuk jam nene, po sonte ndihem nene, ti ke prane nenen tende tani, e ndoshta nga lart sebashku me vellain e madh, po buzeqeshni me lotet tane , ndoshta atje gjetet qetesine qe meritonit ketu ne toke .

Se kjo bote eshte krijuar per te jetuar ne dhimbje, e trupi yt i brishte, nuk i rezistoi ligesise se saj, dockat e tua qe shtrengonin mamin ne momentet e fundit, jane grusht i forte per rracen njerezore.

Fli , bir !

E me puthjen e fundit te vales vajtuese, merre dhe puthjen time, puthjen e gjithe njerezve qe u perloten per ju, qe moren dashuri, e hapen zemrat, nga trupi yt i brishte....

djalivdekursirian2

Po te kishim njohur buzeqeshjen tende te gjalle, do t'kishim pase mundesi me ta kthy dashurine qe na ngule ne shpirt mbrapsht, e ndoshta do kishim buzeqesh me ty.

Fli , bir! Mbulohu me valen, e mos kij frike.

Naten e mire .

*Ky koment është publikuar nga Olti Curri, të cilit i ka mbërritur nga M.N

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071940422058105
array(1) { ["section"]=> string(44) "une-jam-vala-bota-u-kujtua-vone-per-ty-19946" }