“Unë jam Zonja e Parë”, ish-gruaja e Trump sfidon hapur Melaninë

Publikuar tek: bota, më 14:43 10-10-2017 “Unë jam Zonja e Parë”, ish-gruaja e Trump sfidon hapur Melaninë

Ish-gruaja e presidentit Trump, Ivana Trump ka deklaruar publikisht se ajo është Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një interviste, Ivana ka theksuar se duke qenë se është gruaja e parë e Trump legjitimisht ajo duhet të quhet edhe Zonja e Parë e Amerikës, shkruan CNN, transmeton newsbomb.al.

Ivana zbuloi se ajo komunikon me ish-bashkëshortin e saj në Shtëpinë e Bardhë dhe i flet atij çdo dy javë, duke theksuar se komunikojnë pak në mënyrë që gruaja e tanishme e tij, Melania, të mos ndihet xheloze.

“Unë kam numrin e Shtëpisë së Bardhë, por nuk dua që ta marr Donaldin sepse është Melania atje dhe nuk dua të shkaktoj asnjë lloj xhelozie apo diçka të tillë", është shprehur Ivana. 

Donald Trump dhe Ivana janë ndarë paqësisht në vitin 1992 dhe kanë tre fëmijë së bashku, përkatësisht fëmijët më të mëdhenj të presidentit.

melania.png

1507575103571.jpg

donald-3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turqia zbut tonet, përmirëson marrëdhëniet me Gjermaninë
Policia spanjolle është gati të arrestojë presidentin katalanas nëse deklaron pavarësinë »
Article Logic
Execution time: 0.011742115020752
array(1) { ["section"]=> string(67) "une-jam-zonja-e-pare-ish-gruaja-e-trump-sfidon-hapur-melanine-95392" }