‘Unë s’po dorëhiqem, ky është rrëzim’ Albin KURTI jep alarmin: Hardisku nuk ka regjistruar transkriptin e Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ja ÇFARË THASHË atë ditë

Publikuar tek: rajon, më 16:40 25-03-2020 ‘Unë s’po dorëhiqem, ky është rrëzim’ Albin KURTI jep alarmin: Hardisku nuk ka regjistruar transkriptin e Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ja ÇFARË THASHË atë ditë Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, mori sërish fjalën në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kosovës ku do të merret vendimi për shkarkimin e tij.

Kurti tha se Mbledhja e Këshillit të Sigurisë mbajtur më 17 mars nuk është regjistruar pasi Kosova sipas tij, vazhdon të jetë një shtet i kapur.

Kryeministri tha se atë ditë në mbledhje ka deklaruar se ka pasur një tentativë puçi në Kosovë.

“Më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, më thonë që hardisku nuk ka regjistru transpkriptin fare. Pse po ndodh kjo? Sepse Kosova vazhdon me qenë shtet i kapur, ka ndryshu vetëm qeveria, jo prokuroria, jo gjyqësori, jo arsimi, jo shëndetësia.

Vec kjo qeveri ka ndryshu dhe këtë po përpiqeni ta rrëzoni.

Fakti që hardisku nuk ka regjistruar është se unë deklarova që ka pas tentim puci në Kosovë më 17 mars. Tjetra, u tha që po dorëzohemi, unë s’po jap dorëheqjen, ky është rrëzim. As dorëheqje as dorëzim s’ka. Është vendim i juaj.

U bë mirë qe e mora vesh të vertetën, tarifa kërkohet të hiqet pa reprocitet për të bërë marrëveshje jo për të fillu negociatat. Edhe pse jemi qeveri, shteti vazhdon me qenë i kapur, shteti nuk është demokratik”, u shpreh Albin Kurti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01595401763916
array(1) { ["section"]=> string(168) "une-s-po-dorehiqem-ky-eshte-rrezim-albin-kurti-jep-alarmin-hardisku-nuk-ka-regjistruar-transkriptin-e-mbledhjes-se-keshillit-te-sigurise-ja-cfare-thashe-ate-dite-200047" }