"Unë se përdor fjalën zog nëne por zot nëne", sesioni parlamentar fillon me sherr, Gjuzi i kthehet ashpër deputetit të PS: Ça ke që qesh... ti grenxa xanxare

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:11 20-01-2020

Ditën e sotme ka filluar sesioni i gjashtë i Legjislaturës nëntë të Kuvendit, dhe 122 deputetët janë rikthyer në Parlament ku kanë diskutuar mbi projektligjet e rëndësishme si “anti-shpifja” dhe reforma zgjedhore por nuk kanë munguar as përplasjet mes deputetëve.

Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi ndërsa seanca vijonte ka marrë fjalën për disa sekonda por i është drejtuar keq deputetit të PS Jurgis Çyrbja, pasi ky i fundit ka filluar të qeshë në momenetin që Gjuzi ka dalë në foltore.

Gjuzi përpara gjithë deputetëve ndërsa ka dashur të emërojë seancën ka thënë: “Unë se përdor fjalën zog nëne por zot nëne. Kështu do ta quaja në këtë seancë”.

Kur deputeti Çurbja e ka komentuar mes të qeshurave, jashtë mikrofonit dhe nga vendi ku ishte ulur, Gjuzi i kthehet keq duke e quajtur edhe ‘grenxë xanxare”.

Fjalët e Gjuzit për Çurbjen:

Ca ke qesh zotërote! S'të pëlqen... Se edhe gjatë kohës që folën deputetët ti... grenxa xanxare... (vijon më tej përplasja mes tyre edhe jashtë mikrofonit)

82465897_455361858683682_7591023124204748800_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069921016693115
array(1) { ["section"]=> string(156) "une-se-perdor-fjalen-zog-nene-por-zot-nene-sesioni-parlamentar-fillon-me-sherr-gjuzi-i-kthehet-ashper-deputetit-te-ps-ca-ke-qe-qesh-ti-grenxa-xanxare-192628" }