UNESCO i vesh brekë skulpturave nudo

Publikuar tek: kulture-art, më 14:39 02-11-2019 UNESCO i vesh brekë skulpturave nudo Skupturat e mbuluara nga UNESCO

Agjencia Kulturore e Kombeve të Bashkuara është qendër të kritikave pasi ka veshur me brekë dhe tanga disa skulpturave nudo.

Skulpturat, të cilat janë vepra të artistit francez Stéphane Simon, po ekspozoheshin në Paris në kuadër të nismës “Në Kujtim të Mua”, me temë atë që tashmë është norma shoqërore mbarëbotërore për të bërë selfie.

Por zyrtarët vendosën që organet gjenitale të skulpturave klasike të gdhendura në pozicionin e “selfie”-s duhet të mbuloheshin gjatë Ditës së Trashëgimisë Kulturore Europiane për Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Simon u ofendua nga ky veprim, dhe i tha CNN veshja e skulpturave me brekë “e poshtëroi” artin e tij dhe ishte një veprim “i pështirë”.

“Ndihesha i turpëruar, aq thellësisht i trishtuar kur pashë të shkatërruara të gjitha këto vite punë dhe hulumtime,” tha ai. “Për dy ditë vizitorët erdhën për t'u takuar, për të më pyetur: 'Po pse e bëre këtë?' Por nuk ishte zgjidhja ime ”.

Në një reagim të fundit UNESCO thotë se veshja me të mbathura e skulpturave ishte “gabim i madh” si dhe i ka kërkuar ndjesë artistit.

sdfswgrwerg3gt.jpg

sdgfwgwg3egh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074179172515869
array(1) { ["section"]=> string(43) "unesco-i-vesh-breke-skulpturave-nudo-184467" }