2016-ta konsiderohet si viti më i keq për fëmijët e prekur nga lufta civile në Siri.
Të paktën 652 fëmijë janë vrarë 255 prej të cilëve rrugës për në shkollë dhe miliona të tjerë kanë vuajtur si refugjatë.
Raporti vjen dy ditë para përvëjtorit të gjashë të luftës civile në Siri, e cila ka nisur në mars të vitit 2011 me shpërthimin e protestave kundër presidentit Bashar al-Assad.
Rreth 300,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga luftimet, të cilat kanë krijuar po ashtu krizën më të madhe me migrantë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Konflikti përfshin edhe luftëtarë të grupit militant Shteti Islamik, i cili kundërshtohet nga të gjitha palët.
“Thellësia e vuajtjes është e pashembullt”, tha Geert Cappelaere, shef për Lindjen e Mesme i UNICEF-it. “Miliona fëmijë në Siri sulmohen në baza ditore”, tha ai.
Sipas raportit, 652 fëmijët e vrarë vitin e kaluar dhe ka rritje me 20% të viktimave fëmijë, krahasuar me vitin 2015 shkruan BBC.
UNICEF beson se më shumë se 850 fëmijë janë rekrutuar për të luftuar në konflikt, gati dyfish më shumë se në vitin 2015.