Uniforma varur në kremastar dhe qelizat e telefonit në vendngjarje... ZBULOHET çfarë i “tradhtoi” grabitësit e Rinasit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:51 16-02-2017 Uniforma varur në kremastar dhe qelizat e telefonit në vendngjarje... ZBULOHET çfarë i “tradhtoi” grabitësit e Rinasit

Pakujdesitë e punonjësit të sigurisë fizike nga kompania “Rogat Security” kanë bërë që të zbulohet gjithë banda e grabitësve të parave të BKT në afërsi të Rinasit.

Fation Xheliu, punonjës i sigurisë dhe njëherazi pjesëmarrës në grabitje kishte kërkuar leje në punë fill pasi ishte informuar se të nesërmen do të transportoheshin para drejt aeroportit.

Në të njëjtën ditë 33 vjeçari kishte lënë uniformën e punës varur në kremastar gjë që futi kolegët e tij në dyshime se kishte ndërruar uniformën me maskën e grabitësit. Një tjetër dyshim që lindi më pas ishte si rrjedhojë e qelizave të tij celulare që u kapën në vendin e ngjarjes dhe bëri që policia më pas ta ndalonte.

Për tre ditë rresht ai nuk pranoi asnjë por tabulatet telefonike zbuluan komunikimin e tij me persona të panjohur ndërsa 33 vjeçari nuk ishte në gjendje të shpjegonte se pse ndodhej afër Rinasit atë ditë.

Në këto kushte punonjësi nga Lushnja  është dorëzuar dhe ka rrëfyer gjithçka dinte përfshirë edhe emrat e të arrestuarve, Ernest Kupa, Ditjon Memlika e Neim Avdulaj. Fation Xheliu ka pohuar se vetë kishte rolin e vëzhguesit por rezulton organizator i grabitjes, jo vetëm asaj të 9 shkurtit por edhe asaj të 3 dhjetorit 2015 në rrugën e Rinasit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Koka” e grabitësve të bankave me 13 identitete, ja detajet e pathëna
“Jam i penduar”, Prokuroria gati të “shpërblejë” ish-policin që rrëfeu gjithçka për 2 grabitjet spektakolare »
Article Logic
Execution time: 0.011431932449341
array(1) { ["section"]=> string(119) "uniforma-varur-ne-kremastar-dhe-qelizat-e-telefonit-ne-vendngjarje-zbulohet-cfare-i-tradhtoi-grabitesit-e-rinasit-68866" }