Unioni i Gazetarëve: Mediat nuk respektojnë kontratat, gazetarët deri në 6 muaj pa paga

Publikuar tek: aktualitet, më 11:21 03-05-2015 Unioni i Gazetarëve: Mediat nuk respektojnë kontratat, gazetarët deri në 6 muaj pa paga

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar sot në 3 maj në “Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit” gjendjen e përkeqësuar të situatës sociale e financiare të qindra gazetarëve në të gjithë vendin. Unioni shprehet se janë më tepër se kurrë tronditëse të dhënat që janë publikuar sot nga kjo organizatë në mediat shqiptare.

“Në 23 gazetat e përditshme socio-politike të vendit vetëm në 4 prej tyre respektohen dhënia e pagave korrekte në kohë dhe ato janë Panorama, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja.com dhe Shqip. Në 19 gazetat e tjera vonesat janë të përhershme dhe gjithashtu edhe ikjet e gazetarëve nga puna pa përfituar shpërblimet e punës së kryer”, shprehet Unioni i Gazetarëve.

Situatë më e rëndë është në televizionet e vendit, ku nga 72 të tillë, vetëm në 10 prej tyre nuk ka vonesa të pagave.

“Në 72 televizionet e vendit, të listuar sipas Autoritetit të Medias Audiovizive, vetëm në 10 prej tyre nuk ka vonesa të pagave dhe detyrimeve financiare ndaj punonjësve, të cilat janë RTVSH, Top Channel, News 24, A1 Report, TV Klan dhe disa televizione lokale. Ndërsa në 62 prej tyre, vonesat vijojnë nga një deri në pesë e gjashtë muaj, përfshirë në këtë gjendje edhe televizione kombëtare”, thuhet në deklaratë.

Te 71 radiot e vendit, vetëm 8 prej tyre paguajnë në kohë pagat, ndërsa "63 prej tyre janë në riciklim vonesash të pagave në mënyrën më arbitrare të cilat nisin nga një muaj e shkojnë deri në pesë muaj".

Sipas Unionit, e njejta situatë ekziston edhe te mediat online, ku janë të punësuar më shumë se 320 gazetarë.

“Të njëjtën gjendje po ndjek edhe media më e re, ajo online. Nga 250 ëeb-e dhe gazeta online të celura përgjatë periudhës 2014 e deri më sot, në të cilat na rezulton të jenë punësuar mbi 320 gazetarë, vetëm në 50 prej tyre ka një sistem modest pagesash, ndërsa në 200 prej tyre ka një realitet informal të tmerrshëm”, thekson kjo organizatë.

Nisur nga kjo situatë, Unioni Gazetarëve Shqiptarë ka kërkuar një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias, për të nxjerrë median nga kjo gjendje dhe për t’i dhënë asaj më shumë dinjitet.

“Nisur nga vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara , i kujtojmë Parlamentit dhe Qeverisë së vendit detyrën e pakryer dhe detyrimin kushtetues që kanë në drejtim të lirisë dhe respektimit të saj. Aktualisht asnjë prej mediave të vendit nuk respekton nënshkrimin dhe implementimin e asnjë kontrate kolektive për gazetarët. Kjo situatë është jashtë kontrollit dhe auditimit ligjor nga institucionet e linjës. Ne kërkojmë sot publikisht një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Medias, madje duke ftuar edhe përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve të mediave, për ta nxjerrë gjendjen nga ky standard dhe për t’i dhënë më shumë dinjitet medias dhe sidomos gazetarëve shqiptarë”, thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve.

Lexo edhe:

Sot “Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit”, Shqipëria pjesërisht e lirë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qëllon vëllain me thikë, policia shpall në kërkim 36 vjeçarin
Arrestimi i 4 punonjësve të INUV, Gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë »
Article Logic
Execution time: 0.011960983276367
array(1) { ["section"]=> string(91) "unioni-i-gazetareve-mediat-nuk-respektojne-kontratat-gazetaret-deri-ne-6-muaj-pa-paga-10264" }