Unioni i gazetarëve reagon për skandalin në Durrës: Kumbaro dhe Dako, po bëni krim barbar dhe antikombëtar, reagoni tani

Publikuar tek: aktualitet, më 22:16 07-02-2017 Unioni i gazetarëve reagon për skandalin në Durrës: Kumbaro dhe Dako, po bëni krim barbar dhe antikombëtar, reagoni tani

Unioni i Gazetarëve Shqiptare ka reaguar me anë të kryetarit Aleksandër Çipa për skandalin që po ndodh në Durrës, me punimet nën Torrën Veneciane.

Gërmimet kanë nxjerrë në dritë mure dhe ndërtime antike e mesjetare, të cilat rrezikohen të zhduken si pasojë e një projekti gjigand të shumë kritikuar të bashkisë së Durrësit.

UGSH ka kërkuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku Vangjush Dako që të reagojnë menjëherë për “krimin barabar që kanë firmosur”. Duke i konsideruar veprimet e dy zyrtarëve si antiligjor dhe antikombëtar, UGSH kërkon që të ndërhyhet me shpejtësi para se të jetë shumë vonë.

Reagimi i UGSH:

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon krimin barbar qe po kryhet aktualisht mbi mjedisin arkeologjik prane Tores Veneciane ne qytetin bregdetar te Durresit. Unioni i Gazetareve Shqiptar u ben thirrje gjithe mediave te vendit, gazetareve dhe gjithe opinionit publik te reagoje fuqimisht ne mbrojtje te pasurise kombetare arkeologjike ne Durres. Denoncojme per kete krim barbar pergjegjesat institucionale dhe i drejtohem me emer Ministres se Kultures Zonjes Mirela Kumbaro dhe kryetarit te Bashkise Durres, zotit Vangjush Dako te nderhyni sot, nje ore e me pare per ta ndalur kete barbari qe keni firmosur. Neser nuk do ju lene qytetaret e ketij vendo dhe do te perballeni me ndeshkimin ligjor per nje krim barbar antikombetar dhe me pasoja mbi trashegimnine arkeologjike te shqiptareve.

Unioni i Gazetareve Shqiptare i fton gjithe gazetaret dhe intelektualet e ketij vendi, opinionin publik te behemi nje trup i vetem kunder ketij krimi barbar ne Durres. Neser dita fillon me reagimin tone ne te gjitha format, per te shpetuar pasurine konbetare kulturore shqiptare.

Screenshot_15.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fillon ndërtimi i rrugës Moglicë-Maliq në mënyrë të paligjshme, banorët: Nëse vendi hapet me fadroma, do të dalin eshtrat nga varrezat
“Në Shqipëri ka njerëz me makina luksoze dhe që janë të papunë. Kemi ekonomi kriminale” »
Article Logic
Execution time: 0.011442899703979
array(1) { ["section"]=> string(123) "unioni-i-gazetareve-reagon-per-skandalin-ne-durres-kumbaro-dhe-dako-po-beni-krim-barbar-dhe-antikombetar-reagoni-tani-68035" }