Universiteti Bujqësor i Tiranës, ministri Çuçi jep lajmin e mirë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:52 13-03-2019 Universiteti Bujqësor i Tiranës, ministri Çuçi jep lajmin e mirë

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuci ka dhënë një lajm të mirë për Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Shumë shpejt ky universitet do të ketë fermën e tij eksperimentale që do të vihet në dispozicion të studentëve që studiojnë atje.

Ky vendim është miratuar gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

'Një ditë pas nisjes së punës në administratën publike të 871 studentëve ekselentë, nga të cilët 31do të jenë pjesë e Ministrisë së Bujqësisë, kemi sot për të ndarë bashkarisht një tjetër zhvillim pozitiv në kuadër të angazhimeve që kemi marrë për Paktin e Universitetit. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për ti kaluar Universitetit Bujqësor të Tiranës fondin prej 1 milion dollarë për financimin e fermës eksperimentale, didaktike të këtij Universiteti. Ferma me sipërfaqe 135 hektarë është një sipërmarrje që bëhet për herë të parë në vendin tonë', tha Çuçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027252912521362
array(1) { ["section"]=> string(70) "universiteti-bujqesor-i-tiranes-ministri-cuci-jep-lajmin-e-mire-156321" }